top of page

PROJEKTI “SHTEGU I GJELBËR”

​

Vendi ynë ka potenciale të mëdha dhe ende të pazbuluara për ngritjen e infrastrukturës së shtigjeve të gjelbra, që parashikohet edhe në Draftstrategjia Kombëtare për Turizmin 2014-2020, me 3 itinerare rajonale dhe 2 kombëtare, gjithashtu edhe në planin e integruar ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë – Durrës, me formimin e itinerareve për biçikleta dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme për sportet outdoor. “Shtegu i Gjelbër” – është njëri prej itinerareve çiklistikë rajonalë që nis nga Kodrat e Liqenit – Lapidari Picallë dhe synon të të çojë deri në Golem Durrës në një gjatësi prej 40 kilometër, duke përshkuar zona të banuara dhe parqe natyrorë. Ky shteg do të sjellë impakt mjedisor, shëndetësor, shoqëror, turistik dhe natyrisht sportiv, por edhe integrues. Shënjestrimi i këtij shtegu fut vendin tonë në EuroVelo, rrjetin më të madh Evropian i shtigjeve për biçikleta që përmbledh 15 shtigje ndërkombëtare që mbulojnë 70.000 km në 42 shtete. Këto itinerare janë përgjithësisht rrugë ekzistuese për biçileta apo edhe për makina, por të përshtatshme për çiklistët.

Shtegu i Gjelbër, promovon lëvizjen me biçikleta midis qyteteve të Shqipëris nëpermjet shtigjeve. zbulimin, mundësimin, promovimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

bottom of page