LIVE RACE
Detajet e garës
Individual CrossCountry Marathon, "Shtegu 2024"
Gara do të nisë nga Sheshi "Skënderbej"
dhe do të përfundojë përsëri në Shesh.
Pika e takimit dhe Starti
Sheshi "Skënderbej"
E diel, 14 prill, Ora 07:00
Tarifa e garës: 1500 lekë
ORARET
07:00 - Hapja e pikës së administrimit
07:15 - 08:15 - Dokumentacioni dhe përgatitja për start.
08:20 - Publikimi i listës finale dhe i rradhës së nisjes.
08:30 - Nisja e çiklistit të parë nga Sheshi "Skënderbej"
09:00 - Nisja e garuesit të parë në Segmentin e kronometruar.
14:30 - Pritja e garuesit të parë në finish.
15:30 - Ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Vendi i Ceremonisë
Sheshi "Skënderbej" (N 41.327876° E 19.818566°).
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
TROFETË DHE ÇMIMET FINACIARE
TROFE:
Vendi i parë/dytë/tretë në renditjen e përgjithshme.
Vendi i parë/dytë/tretë në renditjen e çdo klase.
ÇMIME:
(konvertimi në lekë i "Bitcoin Cash" (BCH), do të bëhet me kursin e datës 14 prill, ora 00:30)
Klasifikimi i përgjithshëm.
Vendi i parë: Tre "Bitcoin Cash" (BCH)
Vendi i dytë: Dy "Bitcoin Cash"
Vendi i tretë: Një "Bitcoin Cash"
Vendi i katërt: Helmetë XC nga Pilot.al
Vendi i pestë: Bluzë MTB nga Pilot.al
Vendi i gjashtë: Doreza MTB nga Pilot.al
Klasifikimi për çdo klasë
Vendi i parë: 10 x n(Klass) Euro.
(Nëse garuesi ka marrë një çmim tjetër
në renditjen e përgjithshme, çmimi i mësipërm nuk aplikohet;
por nëse çmimi i Klasës është më i lartë se ai i përgjithshmi, aplikohet më i larti)
Vendi i dytë: Kupon servisi "Full Servis", (Bike Doctor)
Vendi i tretë: Servis, (larje, grasatim nga Bike Doctor)
Trofe speciale për E-Bike
Vendi i parë: xxx
Vendi i dytë: xxx
Vendi i tretë: xxx
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
KALENDARI
06 mars 2024
Hapja e regjistrimeve
12 prill 2024
Mbyllja e regjistrimeve (ora 23:59)
14 prill 2024
Dita e garës
Ora 07:00 - Ardhja në start
Ora 09:00 - Start i kronometrimit
Ora 15:00 - Ceremonia e çmimeve
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
FORMULA E GARËS
Gara "Shtegu" është një garë Mountain Bike
e tipit Individual CrossCountry Marathon.
Gara fillon në Tiranë dhe mbaron përsëri në Tiranë.
Gjatësia e trajektores 63 km.
Nisja individuale me kronometer.
Numri maksimal i çiklistëve: 100
Rradha e nisjes: Invers i rezultatit Shtegu 2023.
Navigacioni me GPS.
Trajektorja do t'u dergohet me email garuesve
në datë 13 prill, ora 20:00.
Tarifa e garës: 1.500 Lekë
Ka trofe për gjashtë vendet e para në renditjen absolute
Trofe për tre vendet e para të çdo klasi.
Ndarjet e klasave:
P1- Profesionist Junior
P2- Profesionist Elite
PV- Profesionist me Licencë Veteran
A1- Amator Junior
A2- Amator U23
A3- Amator Elite
A4- Amator Veteran
F- Femra
E- Biçikleta elektrike
Ps. Biçikletat elektrike janë jashtë renditjes
së përgjithshme dhe kanë klasifikim të veçantë "hobby".
Rregulla kryesore
1 Gara
Gara "Shtegu i Gjelbër" është një garë e tipit Mountain Bike Cross Country Marathon.
2. Mjeti
Mjetet e lejuara janë biçikleta me karakter Mountan Bike.
Zgjedhja e biçikletës është e lirë.
Forca shtytëse e mjetit duhet të jetë vetëm me forcën e këmbëve.
Biçikletat elektrike mund të futen në garë por kanë klasifikim të veçantë.
3. Pjesëmarrja
Gara është e hapur për gjithë pjesëmarrësit mbi 15 vjeç
Numri maksimal i pjesëmarrësve në garë ështe 300 çiklistë.
Garuesi do ndahen në klasa sipas moshës në grupet e mëposhtme:
Ndarjet e klasave:
P1- Profesionist Junior (me licencë 2023)
P2- Profesionist Elite (me licencë 2023)
PV- Profesionist Veteran (me licencë 2023)
A1- Amator Junior
A2- Amator U23
A3- Amator Elite
A4- Amator Veteran
F- Femra
E- Biçikleta Elektrike
Do të ketë trofe dhe çmime për tre vendet e para të çdo klase.
Do të ketë trofe dhe çmime për pesë vendet e para të përgjithshme.
Ps. Biçikletat elektrike janë jashtë
renditjes së përgjithshme dhe kanë klasifikim të veçantë "hobby".
4. Pajisjet
Pajisjet e detyruara janë: Helmeta
Pajisje të këshilluara: Veshje mbrojtëse.
5. Navigimi
Trajektorja e garës është e panjohur për garuesit.
Ajo do të shpërndahet vetëm me email në oren 21:00 të datës 13 prill 2024.
Pajisja naviguese duhet të jetë e vetë garuesit.
Zgjedhja e saj është e lirë: GPS ose Smartphone.
6. Formula e garës
Trajektorja e garës do të ndahet në dy segmente:
Segmenti lidhës dhe segmenti special.
Në segmentet lidhes çiklisti ka një kohë maksimale në të cilën duhet ta kryejë segmentin.
Në segmentet specialë duhet ta kryejë sa më shpejt.
Koha e garës është koha Segmentit Special.
Në kohen e garës shtohen edhe penalizimet në kohë që merren
në rast të tejkalimit të kohës maksimale në segmentin lidhës.
Një sekondë për çdo sekondë vonesë.
Njësia minimale e kohëmatjes është sekonda.
Gara është më nisje individuale.
Çdo minutë dhe çdo 30 sekonda (në varësi të klasës).
Rradha e nisjes do të jetë sipas klasave/rezultatit
të garës së shkuar/dhe short (e kombinuar)
Kjo rradhë do të publikohet në datë 13 prill.
Penalizime në kohë:
Prerje e trajektores: Koha me e keqe plus tre orë.
Moskalim në pikat e kontrollit: Koha me keqe plus dy orë për çdo pikë të munguar..
Hyrje në pikat e kontrollit nga drejtimi i gabuar: Koha më e keqe plus një orë për çdo pikë.
Ndihmë e motorizuar nga jashtë garës: Skualifikim.
6. Oraret.
Mbyllja e regjistrimeve:
Data 12 prill 2024, 23:59.
14 prill 2024, Start i garës.
Vendi: Sheshi "Skënderbej", Tiranë.