Detajet finale të garës

XCM ""Shtegu 2019"

STARTI
Vendi i grumbullimit: Sheshi Skënderbej (41.327838°   19.818683°)

 

ORARET
07:00 - 08:00 Paraqitja për start dhe marrja e numrave.
08:15 - Mbyllja finale e listës së garuesve.
08:20 - Publikimi i listës finale dhe rradhës së nisjes.
08:30 - Nisja e garuesit të parë.

Intervali midis çiklistëve (20 sekonda)
09:00 - Futja e garuesit të parë në Segmentin I të kronometruar.
12:00 - Futja e garuesit të parë në Segmentin II të kronometruar.

Pika e neutralizimit: Ndroq  (41.266439°  19.639308°)
14:00 - Pritja e garuesit të parë në finish.
15:30 - Ceremonia e ndarjes së çmimeve.

FINISH
14:00 - Pritja e garuesit të parë në finish.
15:30 - Ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Vendi i finishit: Plazhi i Golemit (41.247662°  19.521198°)


TROFETË DHE ÇMIMET FINACIARE

TROFE:
Vendi i parë/dytë/tretë në renditjen e përgjithshme.
Vendi i parë/dytë/tretë në renditjen e çdo klase.

 

ÇMIME:
Klasifikimi i përgjithshëm.
Vendi i parë: 600 Euro
Vendi i dytë: 300 Euro
Vendi i tretë: 150 Euro
Vendi i katërt: Helmetë XC nga Pilot.al
Vendi i pestë: Bluzë MTB nga Pilot.al
Vendi i gjashtë: Doreza MTB nga Pilot.al

Klasifikimi për çdo klasë:
Vendi i parë: N(klas) pjestim për N(tot) shumëzim për 1000 Euro.
Vendi i dytë: Kupon servisi "Full Servis" biçiklete nga Bike Doctor Albania.
Vendi i tretë: Kupton servisi, "Servis" (larje, grasatim, kontroll) nga Bike Doctor Albania.

N(klas) - Numri i pjesëmarrësve në secilën klasë
N(tot) - Numri total i garuesve.

KALENDARI
5 dhjetor 2018
Hapja e regjistrimeve
 
9 janar 2019
Mbyllja e regjistrimeve
 
13 janar 2019
Dita e garës
Vendi i grumbullimit: Sheshi "Skënderbej"
Ora 7:30 - 8:00 (marrja e numrave)
Ora 8:15 (përgatitja për start)
Ora 8:30 (Start)
Ora 14:00 (Finish), vendi Golem.
Ora 15:00 Ceremonia e ndarjes së çmimeve
Ora 15:30 kthimi në Tiranë
(transporti i organizuar nga Pilot.al)
FORMULA E GARËS
Gara "Shtegu" është një garë Mountain Bike
e tipit Individual CrossCountry Marathon.
Gara fillon në Tiranë dhe mbaron në Golem.
Gjatësia e trajektores 65 km.
Nisja individuale me kronometer.
Numri maksimal i çiklistëve: 100
Rradha e nisjes: Invers i rezultatit Shtegu 2018.
Navigacioni me GPS.
Trajektorja do t'u dergohet me email garuesve
në datë 12 janar, ora 18:00.
Transporti i çiklistëve dhe biçikletave për në Tiranë
do të bëhet nga Organizatorët.
Tarifa e garës: 1.000 Lekë
Ka trofe për pesë vendet e para në renditjen absolute
Trofe për tre vendet e para të çdo klasi.
Shpërblime financiare dhe dhurata
për 10 vendet e para
dhe per fituesit e çdo klasi.
Ndarjet e klasave:
P1- Profesionist Junior
P2- Profesionist Elite
PV- Profesionist me Licencë Veteran
A1- Amator Junior
A2- Amator U23
A3- Amator Elite
A4- Amator Veteran
F- Femra

Rregulla kryesore

1 Gara

Gara "Shtegu i Gjelbër" është një garë e tipit Mountain Bike Cross Country Marathon.

2. Mjeti

Mjetet e lejuara janë biçikleta me karakter Mountan Bike.

Zgjedhja e biçikletës është e lirë.

Forca shtytëse e mjetit duhet të jetë vetëm me forcën e këmbëve.

Biçikletat elektrike mund të futen në garë por kanë klasifikim të veçantë.

3. Pjesëmarrja

Gara është e hapur për gjithë pjesëmarrësit mbi 15 vjeç

Numri maksimal i pjesëmarrësve në garë ështe 100 çiklistë.

Garuesi do ndahen në klasa sipas moshes në grupet e mëposhtme:

Ndarjet e klasave:

P1- Profesionist Junior (me licencë 2018)

P2- Profesionist Elite (me licencë 2018)

PV- Profesionist Veteran (me licencë 2018)

A1- Amator Junior

A2- Amator U23

A3- Amator Elite

A4- Amator Veteran

F- Femra

E- Biçikleta Elektrike

 

Do të ketë trofe dhe çmime për tre vendet e para të çdo klase.

Do të ketë trofe dhe çmime për pesë vendet e para të përgjithshme.

4. Pajisjet

Pajisjet e detyruara janë: Helmeta

Pajisje të këshilluara: Veshje mbrojtëse.

5. Navigimi

Trajektorja e garës është e panjohur për garuesit.

Ajo do të shpërndahet vetëm me email në oren 18:00 të datës 12 janar 2019.

Pajisja naviguese duhet të jetë e vetë garuesit.

Zgjedhja e saj është e lirë: GPS ose Smartphone.

 

6. Formula e garës

Trajektorja e garës do të ndahet në disa segmente:

Segment lidhës dhe segment special.

Do të ketë tre segmente lidhës dhe dy segmente speciale.

Në segmentet lidhes çiklisti ka një kohë maksimale në të cilën duhet ta kryejë segmentin.

Në segmentet specialë duhet ta kryejë sa më shpejt.

Koha e garës është shuma e kohëve të dy segmenteve speciale.

Në kohen e garës shtohen edhe penalizimet në kohë që merren

në rast të tejkalimit të kohës maksimale në segmentët lidhes.

Një sekondë për çdo sekondë vonesë.

Njësia minimale e kohëmatjes është sekonda.

 

Gara është më nisje individuale.

Çdo minutë dhe çdo 30 sekonda (në varësi të klasës).

Rradha e nisjes do të jetë sipas klasave/rezultatit të garës së shkuar/dhe short (e kombinuar)

Kjo rradhë do të publikohet në datë 12 janar.

 

Çdo garues do të pajiset më një Time Card letre ku do të jenë të shkruara

të gjitha kohë e paracaktuare të tij për startet e segmenteve.

 

Penalizime në kohë:

Prerje e trajektores: Koha me e keqe plus tre ore.

Moskalim në pikat e kontrollit: Koha me keqe plus dy ore për çdo pikë të munguar..

Hyrje në pikat e kontrollit nga drejtimi i gabuar: Koha më e keqe plus një ore për çdo pikë.

Ndihmë e motorizuar nga jashtë garës: Skualifikim.

6. Oraret.

Mbyllja e regjistrimeve:

Data 9 janar 2019.

13 janar 2019.  Start i garës.

Vendi Sheshi Skenderbej.

Finish: Plazhi i Golemit.

TRAJEKTORJA E GARËS
LISTA FINALE
Më shumë

Adresa

Rruga “Luigj Gurakuqi", P.89, Shk.A, 
Kt.10, 1001 Tirana, ALBANIA”

Kontakt

CEL: +355692052391  

E-MAIL: info@shteguigjelber.org

Follow Us

  • Facebook Social Icon
  • Instagram Social Icon
  • YouTube Social  Icon

© 2017 SHTEGU I GJELBËR.