top of page
Shtegu-2023-Rezultati.gif
Poster-Shtegu-2023.jpg

Detajet e garës

Individual CrossCountry Marathon, "Shtegu 2023"

Gara do të nisë nga Sheshi "Nënë Tereza"

dhe do të përfundojë në Baldushk.

Pika e takimit dhe Starti
Sheshi "Nënë Tereza"

E diel, 16 prill, Ora 07:00

Tarifa e garës:  1500 lekë 

ORARET

07:00 - Hapja e pikës së startit të garës

07:00 - 07:50 - Marrja e numrave dhe përgatitja për start

08:00 - Publikimi i listës finale dhe i rradhës së nisjes.

08:15 - Nisja e çiklistit të parë nga Sheshi "Nënë Tereza"

09:15 - Nisja e garuesit të parë në Segmentin e kronometruar.

14:00 - Pritja e garuesit të parë në finish.

15:00 - Ceremonia e ndarjes së çmimeve.

 

Vendi i Ceremonisë

Mustafakoçaj, Tregu i Gjelave (N 41.191966°  E 19.824359°).

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -  


TROFETË DHE ÇMIMET FINACIARE

TROFE:
Vendi i parë/dytë/tretë në renditjen e përgjithshme.
Vendi i parë/dytë/tretë në renditjen e çdo klase.

ÇMIME:


Klasifikimi i përgjithshëm.

Vendi i parë: Tre Gjela floriri
Vendi i dytë: Dy Gjela floriri
Vendi i tretë: Një G
jel floriri
Vendi i katërt: Helmetë XC nga Pilot.al
Vendi i pestë: Bluzë MTB nga Pilot.al
Vendi i gjashtë: Doreza MTB nga Pilot.al

Klasifikimi për çdo klasë

Vendi i parë:  100 Euro.
Vendi i dytë: Kupon servisi "Full Servis", (Bike Doctor)

Vendi i tretë: Servis, (larje, grasatim nga Bike Doctor)

 

Trofe speciale për E-Bike

Vendi i parë:  Një gjel deti Baldushku

Vendi i dytë: Një pulastren Baldushku

Vendi i tretë: Një kaçile me vezë nga zona.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 

KALENDARI

16 mars 2023

Hapja e regjistrimeve

13 prill 2023

Mbyllja e regjistrimeve

16 prill 2023

Dita e garës

Ora 07:00 - Ardhja në start

Ora 09:00 - Start i kronometrimit

Ora 15:00 - Ceremonia e çmimeve

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Profile-2.gif
FORMULA E GARËS
Gara "Shtegu" është një garë Mountain Bike
e tipit Individual CrossCountry Marathon.
Gara fillon në Tiranë dhe mbaron në Baldushk.
Gjatësia e trajektores 55 km.
Nisja individuale me kronometer.
Numri maksimal i çiklistëve: 100
Rradha e nisjes: Invers i rezultatit Shtegu 2020.
Navigacioni me GPS.
Trajektorja do t'u dergohet me email garuesve
në datë 15 prill, ora 21:00.
Tarifa e garës: 1.500 Lekë
Ka trofe për gjashtë vendet e para në renditjen absolute
Trofe për tre vendet e para të çdo klasi.
Ndarjet e klasave:
P1- Profesionist Junior
P2- Profesionist Elite
PV- Profesionist me Licencë Veteran
A1- Amator Junior
A2- Amator U23
A3- Amator Elite
A4- Amator Veteran
F- Femra
E- Biçikleta elektrike

Rregulla kryesore

1 Gara

Gara "Shtegu i Gjelbër" është një garë e tipit Mountain Bike Cross Country Marathon.

2. Mjeti

Mjetet e lejuara janë biçikleta me karakter Mountan Bike.

Zgjedhja e biçikletës është e lirë.

Forca shtytëse e mjetit duhet të jetë vetëm me forcën e këmbëve.

Biçikletat elektrike mund të futen në garë por kanë klasifikim të veçantë.

3. Pjesëmarrja

Gara është e hapur për gjithë pjesëmarrësit mbi 15 vjeç

Numri maksimal i pjesëmarrësve në garë ështe 100 çiklistë.

Garuesi do ndahen në klasa sipas moshes në grupet e mëposhtme:

Ndarjet e klasave:

P1- Profesionist Junior (me licencë 2022)

P2- Profesionist Elite (me licencë 2022)

PV- Profesionist Veteran (me licencë 2022)

A1- Amator Junior

A2- Amator U23

A3- Amator Elite

A4- Amator Veteran

F- Femra

E- Biçikleta Elektrike

 

Do të ketë trofe dhe çmime për tre vendet e para të çdo klase.

Do të ketë trofe dhe çmime për pesë vendet e para të përgjithshme.

Ps. Biçikletat elektrike janë jashtë

renditjes së përgjithshme dhe kanë klasifikim të veçantë "hobby".

4. Pajisjet

Pajisjet e detyruara janë: Helmeta

Pajisje të këshilluara: Veshje mbrojtëse.

5. Navigimi

Trajektorja e garës është e panjohur për garuesit.

Ajo do të shpërndahet vetëm me email në oren 21:00 të datës 15 prill 2023.

Pajisja naviguese duhet të jetë e vetë garuesit.

Zgjedhja e saj është e lirë: GPS ose Smartphone.

 

6. Formula e garës

Trajektorja e garës do të ndahet në dy segmente:

Segmenti lidhës dhe segmenti special.

Në segmentet lidhes çiklisti ka një kohë maksimale në të cilën duhet ta kryejë segmentin.

Në segmentet specialë duhet ta kryejë sa më shpejt.

Koha e garës është koha Segmentit Special.

Në kohen e garës shtohen edhe penalizimet në kohë që merren

në rast të tejkalimit të kohës maksimale në segmentin lidhës.

Një sekondë për çdo sekondë vonesë.

Njësia minimale e kohëmatjes është sekonda.

 

Gara është më nisje individuale.

Çdo minutë dhe çdo 30 sekonda (në varësi të klasës).

Rradha e nisjes do të jetë sipas klasave/rezultatit

të garës së shkuar/dhe short (e kombinuar)

Kjo rradhë do të publikohet në datë 15 prill.

 

Penalizime në kohë:

Prerje e trajektores: Koha me e keqe plus tre orë.

Moskalim në pikat e kontrollit: Koha me keqe plus dy orë për çdo pikë të munguar..

Hyrje në pikat e kontrollit nga drejtimi i gabuar: Koha më e keqe plus një orë për çdo pikë.

Ndihmë e motorizuar nga jashtë garës: Skualifikim.

6. Oraret.

Mbyllja e regjistrimeve:

Data 14 prill 2023, 23:59.

16 prill 2023,  Start i garës.

Vendi: Sheshi "Nënë Tereza", Tiranë.

LISTA E GARUESVE
Lista-Shtegu-43.gif
bottom of page