top of page
Anchor 1
Anchor 2
PISTA
Anchor 3
Anchor 4
FORMULA

Gara "Shtegu 2017", është një garë e tipit

Mountain Bike Cross Country Marathon.

Starti i garës është i përbashkët.

Pista është e ndarë në dy pjesë:

"Trajektore e plotë" dhe "gjysëm trajektore".

Garuesit mund të zgjedhin pistën që dëshirojnë.

Çmimet do të jepen vetëm për trajektoren e plotë.

Forca shtytëse e biçikletës duhet të jetë vetëm njeriu.

Garuesit do të ndahen në disa kategori dhe klase.

Do të ketë fitues për çdo klasë dhe fitues të përgjithshëm.

Kategoritë janë si më poshtë:

PROFESIONISTË (me licencë)

P-1: Të rinj (nën18 vjeç)

P-2: Të rritur (mbi 18 vjeç)

AMATORË

A-1: Të rinj (nën 18 vjeç)

A-2: Të rritur (18-30 vjeç)

A-3: Mjeshtër (31-40 vjeç)

A-4: Veteran (mbi 40 vjeç)

FEMRA

F-1: Femra (të gjitha moshat)

NAVIGACIONI në garë do të bëhet vetëm me TRACK-GPS.

(me SmartPhone ose me pajisje GPS)

Trajektorja do të jepet për të gjithë garuesit

në datë 14 janar në formatin .GPX

Anchor 5
TROFETË DHE ÇMIMET

Për fituesit do të ketë trofe dhe çmime monetare.

Trofe për çdo kategori:

Vendi I / II / III

Trofe për fituesit e përgjithshëm:

Vendi I / II / III

Çmimet monetare për fituesit si më poshtë:

 

Për fituesit e çdo kategorie;

100 Euro kupon servisi

tek partnetri i Shtegut të Gjelbër "BIKE DOCTOR"

Për fituesit e përgjithshëm:

Vendi  parë: 450 Euro

Vendi i dytë: 250 Euro

Vendi i tretë: 150 Euro

Vendi i katërt: 100 Euro

Vendi i pestë: 50 Euro

REGJISTRIMI NË GARË

Gara Cross Country "Shtegu-2017",

është e hapur për cilindo çiklist që ka mbushur 15 vjeç,

brenda datës 1 janar 2017.

Tarifa e pjesëmarrjes në garë është 1.000 lekë.

(kjo tarifë përfshin edhe siguracionin shëndetësor)

Për t'u regjistruar në garë duhet plotësuar formulari i pjesëmarrjes në linkun e mëposhtëm:

(pas plotësimit të formularit

do të merrni detaje të mëtejshme të garës)

bottom of page